Një shtetas 73- vjeçar është larguar nga kjo botë duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Lajmi jepet nga policia, e cila nuk jep shumë detaje, teksa e ka referuar ngjarjen në Prokurori.
“Më datë 20.06.2018, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë shtetasi B.L., vjeç 73, i cili vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.