Një 78- vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Dyshohet që 78-vjeçari mundet të ketë ndërruar jetë prej ditësh ndërsa ata që kanë lajmëruar policinë janë banorët e lagjes pasi i moshuari jetonte prej kohësh i vetëm.
Banorët kanë arritur të kuptojnë se diçka nuk shkonte në banesën e të moshuarit për shkak të kutërbimit të rëndë ku pasi kanë njoftuar policinë kanë zbuluar vdekjen e 78 vjeçarit.
Sipas burimeve paraprakisht vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.