Paraditen e sotme, Forcat “Shqiponja” kanë ndërmarrë një aksion në pjesën e hyrjes së Shkodrës. Kontrollet kanë patur si objektiv evidentimin e personave me precedentë. Kështu, sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, është bërë e mundur të gjendet një pushkë si dhe 10 doza kanabis në një nga lokalet përballë vendit të quajtur Kompleksi “Uraj”. Një person, identiteti i të cilit jepet vetëm me iniciale T.B pasi aksioni vazhdon edhe në këto momente, është vënë në pranga nga policia. Pritet që në orët në vijim të ketë edhe një komunikim zyrtar nga uniformat blu.