Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Mësohet se personi i pajetë është gjetur pa shenja jete tek vendi i quajtur ish-kantieri detar. Sipas informacioneve paraprake, personi është identifikuar si punëtori Xhelal Skenderi. Policia dhe polumbarët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po bëjnë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.