Jane mesuar tashme emrat e personave qe mengjesin e sotem humben jeten ne Kiras te Shkodres. Pas te shtenave te degjuara, uniformat blu kane shkuar ne vendngjarje dhe iane konstatuar se kane humbur jeten vellezerit Ibrahim dhe Astrit Bilali. Ngjarja ka ndodhur ne hyrje te lagjes se re qe njihet ne Shkoder si ish- Zooteknika, ne afersi te Livadeve.
Astrit Bilali eshte babai i Asmerit, ish- boksier i Vllaznise, i cili u vu ne pranga ne kuader te aksionit “Oaz” ne shtator te vitit te kaluar. Ndersa Ibrahim Bilali eshte nje nga aktivistet e pare te levizjeve demokratike ne Shkoder, drejtues i shoqates “2 Prill 1991”.
Pak pas ngjarjes, ne zonen e Livadeve eshte gjetur nje makine e djegur, e cila dyshohet se eshte perdorur per te realizuar ngjarjen e rende.