Drejtoria Vendore e Policise Tirane njofton: Me datë 23.08.2017, rreth orës 14:15, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur njoftim për një konflikt në zonën e njohur si Yzberisht, pranë Xhamisë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 6, të cilët kanë konstatuar shtetasin D. L., 17 vjeç, të dëmtuar me mjete prerëse thikë, i cili u dërgua për në S.Q.U., për ndihmë mjeksore ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisaraiti ka rezultuar se shtetasi D. L., ishte konfliktuar me shtetasin:
Erton Duka, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit si për dhe gjetjen e mjetit prerës thikë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”