Të gjitha ndërtimet pa leje pas mbylljes së procesit të ligjit të legalizimeve nuk mund të përfshihen më në proces. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, deklaroi në Ora News se për kategoritë që kanë mbetur jashtë procesit do të shqyrtohen të gjitha obsionet për të gjetur një zgjidhje sa më të optimale.
Lame: Gjeja që keqkuptua, e pashë dhe në dy gazeta sot që thuhej se ALUIZNI hap procesin për tu përfshirë të gjitha objektet që nuk janë përfshirë deri tani. Jo. Më vjen keq tu jap një lajm të keq për ata që kanë ndërtuar pa leje në këto zona. Çfarë është ndërtuar pa leje pas mbylljes së procesit të ligjit të legalizimeve nuk mund të përfshihet më në proces.Për fat të keq ndërtime pa leje ende ka. Në periudha fushatash elektorale ringjallet si fenomen. Ndryshimet ligjore në kategorite që nuk përfshihen në ligj janë për të parë dhe trajtuar mënyrat e zgjidhjes së tyre.Ky shtet mund të mendojë programe strehimi për këto familje, programe që këta njerëz mund të spostohen në një periudhë 20 vjeçare. Mund të mendojë që jo, duke i legalizuar aty ku janë.Mund të vendosë qeveria që jo, ka një pakt kombëtar, do ti prishim të gjitha. Mund të vendosë, jo do i legalizoj të gjitha. Spektri i zgjidhjeve është i pafundëm. Nga ata që kanë mbetur janë një pjesë e madhe që do legalizohen, janë në procedura.Ritmet e kësaj pjesë janë të larta.
Lame paralajmëroi një ristrukturim rrënjësor të ALUZNI-t, për ta shndërruar këtë institucion sa më teknicien.
Lame: Konferenca e djeshme e shtypit ishte për dy tema të rëndësishme: E para në fund të këtij katërvjeçari të japim ca shifra nga ato që kemi bërë, janë të verifikueshme. Kjo është betejë e fituar, bëmë rezyme në shifra. E dyta, në këtë fazë ky institucionon për të hedhur hapin tjetër ka nevojë për një ristrukturim total. Ristrukturimi lidhet me dy gjëra: Ka një projekt që qeveria e ka shpallur, Kryeministri e ka shpallur që ne do të shohim sesi funksionojnë këto institucione dhe si do kordinohen me njëri-tjetrin. Janë 5-6 institucione që merren me pronësinë dhe çështjet e pronësisë. Do mblidhen në një, dy, janë variante që po përpunohen.Por Kryeministri e ka shpallur se sektori i pronësisë nuk mund të vazhdojë më kështu. Së dyti, ALUZINI duhet të ndryshojë për të gjithë problematikat dhe ankesat që kemi mbledhur në këto vite. Nuk kishte kuptim ti hynim ristrukturimit para 5-6 muajsh, në prag fushate. Tani me qetësi ka filluar procesi i ristrukturimit. Institucioni duhet të bëhet dy apo herë më teknicien sesa sot. Nuk mund të ketë më në atë institucion punonjës terreni, punonjës zyrash, shefa sektorësh apo Drejtorë jashtë profilit të tyre.Një pjesë e tyre duhet të largohen sespe nuk prodhojnë dot më.
Lame lëshoi ftesën për të gjithë të intersuarit.
Lame: E shpalla që dje, dyert e institucionit, siti zyrtar i institucionit, rrjetet e institucionit përfshirë dhe emailin tim privat, kushdo është i hapur të apklikojë për tu punësuar në një të ardhme shumë të afërt për çdo pozicion nga specialisti i thjeshtë deri tek Drejtori.Të gjithë punonjësit tanë të gjithë niveleve do ti nënshtrohen testit të brendshëm.