Mesditën e kësaj të diele gazetarja Mira Kazhani duke drejtuar automjetin e saj, në autostradën Tiranë-Durrës, ka përplasur një person, i cili ndodhet në spital. Policia e Tiranës në një njoftim, bën me dije se këmbësori ka qenë në tentativë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, duke i dalë makinës para. Kazhani ndodhet në ambientet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.kdfmglfnb
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 15:10, në autostradën “Tiranë-Durrës” mjeti me drejtuese shtetasen E.K., është përfshirë në aksident me një këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Nga veprimet e para, dyshohet se këmbësori në tentativë për të kaluar nga një krah i autostradës në tjetrin i ka prerë rrugën automjetit.
Drejtuesja e mjetit është vënë në dispozicion të organeve hetimore dhe ndodhet në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.