Nje jave nga masakra e Rambla, ISIS kercenon serish Spanjen: ne nje vdeo- e para e shfaqur ne spanjisht, thuhet se “me lejen e Allahut, Al Andalus do te kthehet te jete ajo qe ishte, toke e Kalifatit”. Ne pamje grupi terrorist kercenon “te krishteret spanjol” dhe pohon se do te marre hak “per gjakun e derdhur te myslimaneve nga inkuzicioni spanjol”. Ne video, dy terroristet e identifikuar si Al- Qurtubi dhe Qbusalman Al- Andalus, leshojne shume kercenime kunderSpanjes duke pohuar mes te tjerave se “nuk do ju leme kurre ne paqe, kurre”. Filmimi i shkurter tregon edhe pamjet e masakres se Rambla dhe te manifestimit pasues ne Sheshin Katalunja me mbretin Felipe VI, kryeministrin Mariano Rajoy dhe presidentin katalanas Carles Puigdemont. Video mbyllet me pamjet e Younes Abouyaaqoub, killerit te Rambla ne arrati, i vrare te henen nga policia katalanese. /Marre nga TGcom, perkthyer nga ShkodraWeb/