Në një deklaratë për mediat, sekretari i përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, u shpreh se nuk do të lejojnë që të ketë zgjedhje në 30 qershor, siç deklaroi më herët në Parlament kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla dhe kreu i qeverisë, Edi Rama. Ai tha se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me një kryeministër ilegjitim, të kapur nga korrupsioni, ndërsa shtoi se sot do të bllokohen rrugët, e ndërsa nesër do të bllokohen zgjedhjet.
Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi:
“Zgjedhjen nuk ka për të pasur. Një qeveri, kryeministër ilegjitim, që e shndërroi Shqipërinë në një narko shtet nuk mund të organizojë zgjedhje të lira. Alternativa e tij është gazi, taksat, papunësi… nuk ka asnjë ide, asnjë program. Edhe kur nis të bëjë gjoja një punë, nuk e drejton vizioni dhe ligji por antiligji dhe korrupsioni. Ka vjedhur taksat. Nuk punon në interes të qytetarëve.
Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve. Rruga jona pa kthim. E vetmja rrugë drejt BE , janë zgjedhjet e lira “, u shpreh Bardhi.