Përveç koalicionit, Aleanca për Shqipërinë Europiane, e cila kryesohet nga Partia Socialiste, sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është regjistruar edhe një koalicion i djathtë.
Bëhet fjalë për koalicionin “Shpresa për ndryshim”, i cili ka në përbërje Aleancën Kuqezi me kryetare Lumturie Ratkoceri, Partinë Balli Kombëtar Demokrat e Artur Roshit, po ashtu dhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës, Partia Ora e Shqipërisë e Zef Shtjefnit. Po ashtu në listë është Partia Emigracionit Shqiptar me kryetar Kostaq Papa, dhe Partia Demokracia e Re Europiane me kryetar Koçi Tahirin.
Ndërkohë që në këtë garë ka hyrë dhe Partia e Arjan Starovës, Bashkimi Liberal Demokrat. Kërkesa për t’u regjistruar në KQZ është depozituar ditën e sotme, ndërkohë që afati përfundimtar është ora 24:00.
PARTITË
Aleanca Kuq e Zi
Bashkimi Liberal Demokrat
Demokracia e Re Europiane
Aleanca Popullore
Partia Balli Kombëtar
Partia Emigracioni Shqiptar
Partia Ora e Shqipërisë