“Sheh diçka, thuaj diçka” është nisma që Prefektura e Shkodrës, e drejtuar nga Valdrin Pjetri, ka ndërmarrë me qëllim luftën ndaj krmit. I pranishëm në aktivitet kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu apeloi që kjo iniciativë të mbështetet nga të gjithë, ndërsa theksoi se policia është në luftë të pandërprerë me krmin.
“Indiferentizmi nuk është mënyra e duhur dhe aq më pak heshtja kur përballemi me krmin. Siguria është një kontribut i secilit prej nesh. Jemi qytetarë të këtij vendi, dhe kemi përgjegjësinë e sigurisë të personit krah nesh e përballë nesh.
Ndihmo dhe përcilli informacionet Policisë, sepse në këtë mënyrë ne vijmë pranë jush më shpejt dhe parandalojmë pasojat, të cilat mund të kenë pasur një drejtim fatal. Tërheqja dhe mospërfshirja është mënyra me e thjeshtë, por pa dyshim, është mënyra më e pasigurtë.” u shpreh Veliu në fjalën e tij, ndërsa apeloi qytetarët të denoncojnë në numrin 112 për cdo rast të paligjshmërisë, duke garantuar nga ana tjetër reagim të menjëhershëm të policisë së shtetit.