Dy policë janë plagosur gjatë arrestimit të një personi që mbante një thikë jashtë Buckingham Palace. Oficerët morën trajtimin në vendngjarje për lëndime të lehta dhe nuk u dërguan në spital, raporton policia londineze. Policia tha se personi u ndalua jashtë territorit mbretëror dhe në çastin e incidentit Mbretëresha nuk ishte në banesën e saj. “Është ende herët për të thënë nëse sulmi do të trajtohet si terrorist ose jo”, janë shprehur zyrtarë të policisë.