Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur para pak minutave në Velipojë të Shkodrës. Sipas komunikatës së Policisë së Shkodrës, dëmtohet një shtetas në plazhin e Velipojës ndërsa ende janë të paqarta shkaqet, por mësohet se pas një konflikti me një tjetër person, ai është goditur me thikë.
Policia niset drejt vendit të ngjarjes, ndersa i riu është transportuar me ambulancë drejt Shkodrës. Më poshtë, njoftimi i plotë i policisë së Shkodrës.
Velipojë/Shkodër
Informacion Paraprak
Me datë 05.05.2019, rreth orës 17:50, në plazh Velipojë, ka ndodhur një plagosje me thikë
Menjëhere kanë shkuar forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.
Nga kjo ngjarje ka mbetur i dëmtuar shtetasi A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, i cili po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër
Po kryhen veprimet me grup herimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.