Shkruan ne Facebook kryetari i GP te PD, Edi Paloka: Ne periudhen e mjaltit me Titon, Enver Hoxha pranoi propozimin per bashkimin ekonomik te Shqiperise me Jugosllavine. Sic do te pranonte vete diktatori pas “prishjes” me dashurine e pare ne kampin komunist ( jugosllavet formuan PK te Shqiperise dhe vune Hoxhen ne krye te saj), bashkimi ekonomik me Jugosllavine fshihte qellimin politik te bashkimit te Shqiperise me Jugosllavine ne kuadrin e federates.
Nderkaq, zbatimi i planit, per aq kohe sa u zbatua, shenoi rrenimin e plote dhe te asaj ekonomie qe kishte Shqiperia ne ate periudhe.
Pa marre persiper as rolin e historianit e as ate te specialistit ne ekonomi, thjesht si qytetar i ketij vendi, do doja qe te behej transparence per kete “bashkim” te ri , informacioni per te cilin deri tani ka mbetur ne kuadrin e thashethemeve.
Nje gje eshte e konfirmuar te pakten deri me sot ( perfshi takimin e Triestes); i vetmi vend qe nuk ka perfituar eshte Shqiperia e Rames. /ShkodraWeb/