Teksa Shqipëria përkujtonte 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO, major Klodian Tanushi ka regjistruar një mesazh nga zyra e tij në Letoni. Ministria e Mbrojtjes u dërgoi mediave një video nga mesazhi, ku midis të tjerash, majori tanimë i ndjerë, thotë se misioni shqiptar është përbërë nga 21 persona, të cilët sipas tij kryejnë veprimtari të ndryshme atje.
Major Tanushi thotë se grupi kryen asgjësimin logjistik të municioneve, asgjësimin e municioneve të rënda konvencionale, asgjësimin e pajisjeve eksplozive të improvizuara, pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura si dhe kryen identifikimin e municioneve konvencionale të NATO-s dhe ish-Traktatit të Varshavës.
Majori Tanushi humbi jetën pasditen e djeshme (10 maj) pas plagosjes së rëndë paraditen e 6 majit, ku humbi jetën ushtarakja tjetër shqiptare, Zarife Hasanaj.