Drejtoria Vendore e Policise Shkoder njofton: “Me datë 24.08.2017, është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi M. N, banues në Vau Dejës (emigrant) i cili ka deklaruar se në Gomsiqe, Pukë ka qënë duke udhëtuar me mjet, ku në momentin që ka ndaluar, një shtetas i pa identifikuar, të cilin e kishte marrë pasagjer i ka marrë me forcë portofolin, në të cilin kishte dokumentet, rreth 250 euro dhe 1500 leke. Nga hetimet e bëra nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë për rastin e vjedhjes me dhunë në Gomsiqe, është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit: E. N. 40 vjeç, lindur në Karmë dhe banues në Tiranë, i denuar me parë për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” “Kanosja”. /ShkodraWeb/