Ditën e sotme PD dhe LSI kanë dërguar listat me komisonerë pranë KZAZ-ve. Në KZAZ nr.4 në Shkodër, janë pranuar listat me komisionerë nga sekretari i KZAZ ndërkohë që anëtarët e tjerë nuk kanë qenë prezentë. Ndërsa në Gjirokastër, KZAZ me nr.78 ka refuzuar të regjistrohjë listat e komsionerëve të PD dhe LSI të cilat janë paraqitur nga kreu i PD në Gjirokastër, Dash Aliko.
Kreu i KZAZ ka argumetuar duke thënë se nuk mund të pranohen listat e subjekteve që nuk regjistruar në zgjedhje, në përputhje edhe me vendimin e marrë nga Komisioni Qëndror Zgjedhor. Sipas Kodit Zgjedhor sot është edhe afati i fundit për dorëzimin e komisionerëve, por nga ana tjetër KQZ vendosi se nuk do të pranojë komisionerët e opozitës pasi subjektet që nuk janë në garë për zgjedhjet e 30 qershorit nuk mund të regjistrohen. Ky vendim u pasua nga ankimimi i PD dhe LSI në Kolegjin Zgjedhor tre ditë më parë.