Një automjet luksoz është djegur gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit. Mjeti është në pronësi të shtetasit Gjergji Bodurri, i afërm i ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Policia bën me dije se mjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet të jetë vendosur për arsye personale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.