Policia largon protestuesit me uje me presin dhe gaz lotsjelles. Vazhdon të jetë e tensionuar situata para godinës së Parlamentit. Protestuesit e opozitës vijojnë të hedhin fishekzjarrë edhe kapsolla në drejtim të forcave të policisë.
Ndërkohë që nga hedhja e mjeteve piroteknike kanë mbetur të lënduar një operator i mediave private dhe një protestues, të cilët kanë pësuar dëmtime në gjymtyre.
Protestuesi është shoqëruar në spital, ndërkohë që kameramani vazhdon të qëndrojë në krye të detyrës. Policia e Shtetit deri në këto momente nuk i është kundërpërgjigjur protestuesve, por ka bërë thirrje të vazhdueshme për të ndaluar sulmet.
Ndërkohë që ministri Lleshaj ka bërë të ditur se një efektiv policie ka mbetur i dëmtuar nga sulmi me mjetet piroteknike.