Gazetari i mirënjohur Mentor Kikia ngre alarmin se vendi po shkon drejt përplasjes civile për shkak të krizës politike dhe vendosmërisë të dy lidreave Edi Rama dhe Lulzim Basha janë të gatshëm “të shkojnë në përballjen finale”
Në emisionin “Opinion”, Kikia u shpreh i sigurtë se Shqipëria po shkon drejt “zjarrit”, ndërsa kujtoi mesazhin e Bashës në fund të protestës së djeshme, kur tha se në protestën e ardhshme s’do të ketë më vend për fjalë.
“Shqipëria po shkon drejt zjarrit, po bëjmë sikur nuk po ndodh gjë. Po ndodh më e keqja. Ajo që duhet bërë është në dorë të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe të dyja palët janë të gatshme të shkojnë në përballjen finale. Dhe Lulzim Basha tha që deri tani dhunën e kemi menaxhuar nga këtej e tutje… Absolutisht që do shkojmë në përplasje”, tha gazetari Kikia.