Një i moshuar në qytetin e Korçës është hedhur apo ka rënë nga kati i dytë i një banese. Nga të dhënat e para mësohet se i moshuari është dërguar drejt spitalit rajonal, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Ndërkohë, mësohet se i moshuari Spiro Ravoniku jetonte i vetëm në shtëpi.
Ende nuk dihet nëse ka qenë një tentativë për ti dhënë fund jetës apo rënie nga pakujdesia, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.