Pas publikimit të 6 audiopërgjimeve nga gazeta prestigjoze gjermane, BILD, në të cilën përfshihet kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako dhe zyrtarët të lartë të PS-së, të cilët komunikojnë me Astrit Avdylajn, kreun e bandës së Shijakut, Prokuroria e K.rimeve të Rënda ka nxjerrë një urdhër ndalimi për publikimin e përgjimeve të dosjes 339.
“Ndalimin e publikimit të akteve të procedimit penat Nr. 339, të vitit 2016, nëpërmjet shtypit ose çdo lloj forme tjetër informacioni masiv”, thuhet në urdhërin e Prokurorisë.