Ndonëse aludohet sikur e ardhmja e Vllaznisë është në udhëkryq, duket se drejtuesit e skuadrës kuqeblu kanë menduar që por sezonin e ardhshëm të rikthejnë shkodranët, ata që kanë luajtur në Superiore, por edhe në Kosovë.
Emrat që po përfliten brenda stafit dhe tek drejtuesit janë ato të fantazistit Erjon Vucaj si dhe sulmuesi me eksperiencë, Xhevahir Sukaj. Të dy lojtarët janë synimet kryesore të drejtuesve kuqeblu për merkaton.
Por, jo vetëm këta, edhe Ansi Nika, ndërsa synohet që të ketë disa lëvizje në mbrojtje, aty ku me largimet e dy titullarëve të rëndësishëm të sezonit të shkuar, rumunit Dan Ignat si dhe vlonjatit Valto Zeqaj, prapavija ka mbetur e zbuluar. /vipsport/