Në orën 15:00 drejtuesja e prokurorisë së K.rimeve të Rënda, Donika Prela ka njoftuar një dalje për mediat në sallën e institucionit që drejton.
Prela pritet që të flasë mbi hetimin për nxjerrjen e sekretit hetimor, përgjimeve që publikoi gazeta gjermane ‘Bild’ para dy ditësh. Prokuroria e K.rimeve të Rënda nisi menjëherë hetimin për daljes së përgjimeve, të cilat i cilësoi sekret hetimor.
Në përgjimet e reja që janë publikuar janë bisedat mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë socialistë.
Por Dako dje e mohoi. Ai tha se në përgjimin e publikuar nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, ndonëse nuk ka preferuar që të thotë emrin se me kë ka folur.