Donika Prela, drejtuesja e K.rimeve të Rënda ka reaguar për përgjimet e publikuara nga “BILD”.
Në një konferencë të posaçme, Prela ka thënë se për çështjen e dosjes 399 është hetuar vetëm përfshirja e këtyre bandave në tr.afikun e d.rogës dhe tjetërsimin e pronave në Lezhë.
Donika Prela tha se dosja 339 ka patur 700 CD, të cilët sipas saj janë transkriptuar vetëm pjesërisht.
Drejtuesja e Prokurorisë së K.rimeve të Renda ka thënë se pjesa e përfshirjes së b.andave në zgjedhje nuk është hetuar më parë, por ajo e cilësoi dosjen 339 si më të madhen që ka patur ndonjëherë prokuroria.
Prela ka thënë sot se janë në hetim 74 persona, të cilët po hetohen për një sërë veprash penale.
“Në momentin e ngritjes së grupit hetimorë, në vitin 2018 të gjitha CD kanë qenë të patraskrituara, por ka pasur vetëm disa transkipteme të vogla. Për veprat e tjera penale dhe në fushën e zgjedhjeve nuk ka pasur hetime të hapura veç përgjimeve të cilat nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.
Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre.” , tha Prela.