Ne kuader te masave te marra nga Policia e Shtetit per protesten e pasdites se sotme te therritur nga opozita e bashkuar, qe ka zhvilluar deri me tani 7 protesta te medha, eshte edhe ndricimi i ambientit para Parlamentit te Shqiperise.
Përveç gardhit metalik e radhëve të policisë, në këtë protestë pritet të ketë edhe një tjetër risi.
Garda e Republikës gjatë mesnatës së kaluar ka bërë prova me prozhektorë përreth Parlamentit, çka do të thotë se ndryshe nga protestat e mëparshme ku tubimi zhvillohej në errësirë, ky perimetër pritet të jete i gjithi i ndriçuar.
Siç edhe mund të dalloni edhe në fotot e siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ndriçimi është i kthyer nga protestuesit. Kjo do të sjelle edhe identifikimin e elementeve të dhunshëm.
Kjo masë shtese vjen pas dëmtimit të 10 efektivëve në protestën e kaluar për të cilët Gjykata vlerësoi se nga 42 të arrestuar për këto veprime të dhunshme, të lihen në arrest me burg vetëm 3, pasi nuk disponoheshin provat e nevojshme për pjesën tjetër të të ndaluarve. /TCH/