Reagimin e parë nga Lëvizja Socialiste për Integrim lidhur me emrat e rinj te kabinetit qeveritar, e ka bere Klajda Gjosha, e cila ne mandatin e parë të qeverisjes Rama-Meta, mbante postin e Ministres së Integrimit. Ajo shprehet skeptike për efektivitetin e të zgjedhurve të rinj të Ramës për integrimin e vendit në BE. Por në përgjigje të saj ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati me anë të një statusi në Twitter, i është përgjigjur Klajda Gjoshës ku shkruan se të mos të shqetësohet për integrimin evropian të vendit.
“S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda ????”, shkruan Bushati.