Teuta e ka marrë seriozisht ndërtimin e skuadrës për Kupat e Europës, si dhe për sezonin e ri. Futbollisti më i ri që ka mbërritur në kampin e “djemve të detit”, është Arlind Kalaja.
Shkodrani 23-vjeccar, i cili kishte kontratë me klubin e Kukësit, u dha në huazim tek Kastrioti gjysmën e dytë të sezonit të shkuar, për mungesë të hapësirave te verilindorët, ndërsa tashmë ka vendosur që karrierën e tij ta vijojë tek Teuta.
Kalaja shihet si një përforcim me vlera në repartin e mesfushës për ekipin e Bledi Shkëmbit, dhe do të vihet nën urdhrat e teknikut, për t’u bërë gati për ndeshjet në Europë.