Interpol Tirana ka kryer sot ekstradimin nga Athina drejt vendit tonë të shtetasit Mentor Hasanit, 43 vjeç, banues në Dibër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër më 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “V.rasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të a.rmëve l.uftarake”.
Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër ai ka v.rarë me a.rmë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.