Prokuroria e Tiranës ka vendosur shoqërimin e detyrueshëm të kreut të PD-së Lulzim Basha pasi ai nuk ka shkruar në prokurori siç ishte thirrur pak ditë më parë për lobimin e ashtuquajtur rus.
Basha nuk iu përgjigj ftesës me arsyetimin se nuk i ka vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar. Prokurorët kanë firmosur urdhrin i cili është dorëzuar në polici. OPGJ do e shoqërojnë në mënyrë të detyrueshme kreun e PD-së më 20 qershor në orarin zyrtar.