Ndodh edhe kështu. “Bild”-i gjerman vazhdon të publikojë audio- pergjimet që flenë sirtarëve të Prokurorisë, ndërsa kjo e fundit duket e shqetësuar për prishjen e imazhit të institucionit dhe nxjerrjen e sekretit hetimor. Është vetë drejtuesja e komanduar e prokurororisë për K.rime të Rënda Donika Prela që ka sjpërndarë një reagim për mediat.
Në reagimin zyrtar, K.rimet e Rënda bëjnë të ditur se janë duke verifikuar vërtetësinë e përgjimeve. Duke e konsideruar si situatë të paprecedentë, Prokuroria shton se është duke ndjekur situatën të krijuar sipas saj, në shkelje të ligjit.
Reagimi i plotë
Nisur nga publikimet audio te bëra sot me date 17.06.2019 ne gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.
Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cenuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.