Mëngjesi i sotëm ka gjetur derën kryesore të Pallatit të Sportit në Shkodër të bllokuar nga forca të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve të ShkodraWeb, Policia e Shtetit ka tentuar të futet në mjediset e brendshme të ndërtesës. Me mbështetjen e Policisë së Shtetit, dy persona janë përpjekur të hapin derën me trapon, por nuk janë lejuar nga punonjës të Policisë Bashkiake. Para Pallatit të Sportit ka punonjës të Bashkisë Shkodër ndërsa në afërsi është dislokuar edhe një furgon i FNSH-së. Më poshtë, video e siguruar nga Shkodra WebMedia.