Në një kohë që situata është tensionuar nga përgjimet e publikuara nga BILD, Rudina Hajdari në një shkrim të publikuar në median amerikane “USNews”, është vetëprezantuar si liderë e Partisë Demokratike.
Në artikullin e publikuar ne median e SHBA, Rudina Hajdari cilësohet si “bashkëpunëtore” e USNews dhe shkrimin e saj ajo e ka titulluar: ”Shqipëria nuk duhet ta tolerojë demokraci të negociuar për shkak të d.hunës”.
Në artikullin e saj, Rudina Hajdari bën një përmbledhje të situatës në Shqipëri dhe ku thekson se se vendi ka nevojë për aleatët e saj, përfshirë SHBA-të, për të ndihmuar në luftën kundër autokracisë dhe korrupsionit.
Por në fundin e shkrimit të Rudina Hajdarit, ajo vetëprezantohet si liderë e Partisë Demokratike dhe e opozitës në parlament.