Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar Drejtorisë Arsimore Rajonale në Lezhë që të mos lejojë aksesimin e shkollave nga persona dhe institucione të paautorizuara. Në një shkresë zyrtare që mban datën 14 qershor 2019, Bashkia kujton se është ajo pronare e objekteve ndërsa përgjegjësia e DAR është administrimi dhe mirëorganizimi i procesit mësimor. Më poshtë, dokumenti që është është firmosur nga kryebashkiakja Voltana Ademi.