Ditën e sotme në orën 18.30, në pedonalen e Shkodrës është njoftuar një takim elektoral i PS-së, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Rreth mesditës, kanë nisur të duken në rrugët e qytetit më të madh verior dislokimet e para të forcave. Kështu, në Pedonale (siç shihet në foto) është stacionuar një furgon i policisë. Qytetarët raportojnë edhe për forca të shumta të Gardës. Madje, ata kanë marë urdhër që të heqin jelekët e zinj që veshin zakonisht, për të mos u dalluar në raport me qytetarët.
Po ashtu, qytetarët tregojnë edhe për mjete të blinduara që kanë hyrë tashmë në Shkodër por edhe për snajper që kanë nisur të vendosen në pallatet e larta rrotull sheshit ku është njoftuar zhvillimi i tubimit të kryeministrit. Ky tubim është paraprirë nga refuzimi i lejës nga Bashkia Shkodër për zhvillimin e tij por edhe nga deklarata e PD-së Shkodër e cila ka ftuar qytetarët në protestë në të njëjtën orë me aktivitetin e kryeministrit.
MUND TË LEXONI EDHE:
DOKUMENTET/ Bashkia Shkodër nuk miraton lejen për mitingun e Ramës në pedonalen e qytetit: Nuk ka zgjedhje me 30 qershor…
VIDEO/ PD Shkodër reagon për tubimin e Ramës: Ti dalim përballë fatkeqësisë kombëtare me emrin Edi Rama!