DASHI
Mundohuni të përfitoni nga eksperiencat e kaluara për t’i kuptuar më mirë personat që ju qëndrojnë pranë. Dita e sotme është e përshtatshme për të parë më me kujdes armiqtë tuaj, historitë e dashurisë apo situata të jetuara kohë më parë.
DEMI
Yjet në favor me shenjën tuaj ju dhurojnë energjinë e duhur në çdo sektor të jetës. Ditë perfekte për të bërë një udhëtim jashtë qyteti. Të favorizuara edhe aktivitetet tregtare dhe udhëtimet.
BINJAKËT
Për të ruajtur formën fizike mundohuni të mos e ekzagjeroni me ushqimin. Tregohuni konstant në praktikimin e një sporti dhe do të shikoni që rezultatet nuk do ju mungojnë.
GAFORRJA
Mos i impononi vetes programe mjaft të rrepta që mund t’ju lodhin fizikisht dhe mendërisht. Në qoftë se në ditët e shkuara gjithçka ishte më e lehtë për ju, tani duhet të lodheni dyfish, si shkak i Hënës në kundërshtim me shenjën tuaj.
LUANI
Edhe pse Hëna do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj, dita e sotme nuk do të paraqesë aspekte negative. Në sektorin profesional ia vlen të pranoni një detyrë me përgjegjësi, që do të sjellë avantazhe ekonomike.
VIRGJËRESHA
Ky do të jetë një moment i keq për ata që rrinë në pritje të një ndryshimi rrënjësor në jetën e tyre dhe një moment i shkëlqyer për ata që dinë të rrezikojnë, duke ndërmarrë iniciativa të reja. Këto parashikime janë të vlefshme për sektorin profesional, por nuk përjashtohet këtu edhe sektori i ndjenjave.
PESHORJA
Hëna sot do të sjellë sinjale të forta euforie të lindurve në shenjën tuaj. Dashuria ju dhuron momente mjaft emocionuese dhe një pasion të paimagjinueshëm. Kjo vlen si për ata që janë çift, ashtu dhe për ata që janë vetëm e në kërkim të dashurisë.
AKREPI
Kjo do të jetë një ditë mjaft pozitive për sa i përket punës e karrierës, duke parë pozicionin e favorshëm të Mërkurit dhe Saturnit në qiellin tuaj. Cilido qoftë aktiviteti juaj, yjet ju këshillojnë të tregoheni vigjilent e të mos tregoheni sipërfaqësor, duke lejuar t’ju ikë një rast i artë për karrierën tuaj.
SHIGJETARI
Më në fund do të ndiheni më optimistë se ditët e kaluara. Do të keni mundësi të përfitoni nga raste pozitive që ju paraqiten. Falë Hënës dhe Jupiterit në favor mundësitë për argëtim nuk do të mungojnë.
BRICJAPI
Dita e sotme do të jetë në lartësinë e duhur për sa u përket parashikimeve tuaja profesionale. Yjet do ju ndihmojnë të arrini sukses, sidomos nëse punoni në sektorin artistik. Mbrëmja do të jetë mjaft argëtuese dhe mjaft mirë marrëdhënia juaj me partnerin.
UJORI
Do të jetë një ditë mjaft e mirë për të përfunduar gjëra të lëna pezull. Për sa i përket marrëdhënies tuaj në çift shprehini dëshirën partnerit për nevojën që keni për hapësira të reja e do të gjeni mirëkuptim.
PESHQIT
Fundjavën do e planifikoni ta kaloni larg personave të familjes. Ndoshta prisni me shumë seç duhet nga personat që ju qëndrojnë pranë. Lërini gjërat që kanë pak rëndësi të kalojnë,ditë më të mira priten në vazhdim për ju.