Prej rreth 48 orësh, Bardh Spahia po mbahet në izolim të plotë tek Drejtoria e Policisë së Tiranës si një k.riminel me rrezikshmëri të lartë.
Me urdhër politik, policia nuk lejon familjen që t’i japë asgjë ish- deputetit të PD, i ndalur me urdhër të paligjshëm nga Policia e Tiranës, ndërkohë që po shkonte të përballej me numrin 2 të PS-së, Taulant Balla në një emision televiziv.
Familjarët e Bardh Spahisë thonë se policët kanë urdhër që të ndalojnë çdo ushqim, veshmbathje, sende personale, deri tek furça dhe pasta e dhëmbëve, duke treguar qartë se ky trajtim prej armiku është ha.kmarrje e ulët politike.
Bardh Spahia u ndalua për shkak se ai kërkoi zbatimin e Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve më 30 Qershor.