Ardhja e një fëmijëe në një familje, është gëzim i madh. Padyshim, shendi më i madh për të gjithë farefisin, siç themi në Shkodër. Ditët e para të ardhjes së jetë, natyrshëm vënë në qendër të vëmendjes të porsalindurin. Kështu ka ndodhur edhe në një familje shkodrane, banesa e të cilës mbrëmë rezultoi në vendin e gabuar…?!
Protesta e opozitës u zhvillua në pedonalen e qytetit, aty ku një grup i madh forcash speciale, u dislokuan për të penguar lëvizjen e qytetarëve. Edhe kjo familje shkodrane, mori masa. Të gjithë ishin në shtëpinë e tyre, po i gëzoheshin foshnjes të ardhur në jetë një muaj më parë. Madje, për të mposhtur temperaturat e larta, ata kishin ndezur edhe kondicionerin.
Në rrugë nisin thirrjet “Rama ik”, por brenda shtëpisë ato nuk ishin shqetësuese për fëmijën e vogël. Filloi edhe përballja e protestuesve me policinë. “Vala e parë” e sptaz me spec djegës, ishte e përballueshme. Por herën e dytë, sheshi u bë një batërdi e vertetë. Përveç spray-t që u hodh pa kursim duke zbardhur edhe pllakat e pedonales, u hosh lëndë kimike- luftarake nervo- paralizuese që në gjuhën e zakonshme e quajmë gaz lotsjellës. Qindra qytetarë morën arratinë, dhjetra të tjerë ranë përtokë apo u mbështeten në muret aty pranë. Të tjerët u futën brenda lokaleve, por më kot.
Reja e dëmshme e solucioneve kimike, një miks i rëndë që shkakton lotim, djegie të lëkurës dhe marrje të frymës, hyri edhe përtej xhamave të lokaleve, dritareve të shtëpive. Madje, edhe në shtëpinë e foshnjes vetëm një muajsh. Deri këtu shkon rrëfimi ynë si dëshmitar okular. Ndërsa daja i foshnjes ka bërë një postim në Facebook që nuk ka nevojë për shumë komente. Por ajo që mbetet në mendje është një pyteje, në dukje e thjesht: Po me datën 30 qershor, çfarë duhet të bëjmë për të shpëtuar jetën…!?