Drejtoria Vendore e Policise Korce njofton: “Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve : Erjon Hoxhaj, 26 vjeç dhe Igli Hoxha, 19 vjeç, (kushërinj) të dy banues në fshatin Zvirinë”, bën të ditur policia.
I plagosuri ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. I gjithë debati mes
dy autorëve dhe 37-vjeçarit, i cili mbeti i plagosur, ka qenë një tarifë që ky i fundit
duhet të paguante për shërbimin e televizioneve kabllore. Dy të rinjtë, punonjës në një kompani për ofrimin e një shërbimi të tillë, pasi i kanë kërkuar llogari për
moskryerjen e pagesës, e kanë sulmuar klientin me thikë për shkak të borxhit të
pashlyer. Ndërkohë, pritet marrja në pyetje e të plagosurit për të hedhur më
shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë. Ndaj dy të arrestuarve do të rëndojë vepra
penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. Materialet
në ngarkim të të dy të arrestuarve i kanë kaluar prokurorisë së Korçës. /ShkodraWeb/