Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për ish- deputetin Bardh Spahia dhe 5 të arrestuatit në ngjarjen e shkollës “Shejnaze Juka” në fillim të kësaj jave. Ish- deputeti është sjellë mëngjesin e sotëm nga Tirana ku ndodhet i ndaluar. Seanca është paralajmëruar të fillojë në orën 09.30.
Përmes rrjeteve sociale është njoftuar se do të jetë në Shkodër, në mbështetje të kolehut, i gjithë ish- grupi parlamentar i PD-së por edhe mbështetës të PD-së dhe opozitës. Po ashtu, në mbështetje do të jenë edhe kolegë të disa nga 5 të arrestuarëve, të cilët janë punonjës të Bashkisë Shkodër. Gjithçka pritet të ketë një pasqyrim të gjërë nga mediat.