Bashkia e Shkodrës i është përgjigjur shkresës zyrtare të ardhur nga KQZ-ja lidhur me procesin zgjedhor. “Ne pergjigje te Shkreses nr. 11868 Date 18.06.2019, te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, drejtuar Bashkise Shkoder, me objekt: “Për zbatimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, Bashkia Shkodër i është përgjigjur me shkrim KQZ, përmes shkreses me nr. 10762, datë 21.06.2019.”, thuhet në një njoftim të ndarë për mediat nga Bashkia e Shkodrës.
Në vijim, në këtë shkresë nënvizohet: “Bashkia Shkodër, unë si kryetare e Bashkise, kam paraqitur ne këtë përgjigje argumentimin ligjor dhe me fakte për zbatimin e ligjit. Kjo shkresë i është derguar per dijeni Ministrisë së Brendshme, Prefektit të Qarkut Shkodër, Prezencës së OSBE-ODHIR.
Referuar shkreses Suaj nr.11868 prot, date 18.06.2019, Kryetare e Bashkise Shkoder se kam tejkaluar kompetencat, te drejtat dhe detyrat e njohura nga Iigj i nr. 139/2015″ Per Veteqeverisjen Vendore”.
Ju informoj se:
Ne cilesine e Kryetares se Bashkise Shkoder, kam zbatuar dhe do te zbatoj me perpikmeri te gjitha kompetencat, te drejtat dhe detyrat qe me jep ligji, Kushtetuta e Republikes se Shqiperise, Kodi Zgjedhor dhe Dekreti e Presidentit .
Ne zbatim te Dekretit te Presidentit Nr. I0298, date 05.11.2018 ” Per caktimin e dates se zgjedhjeve per organet e qeverisjes vendore te vitit 2019″, kam zbatuar te gjitha detyrimet e parashikuara ne ligj dhe aktet nenligjore ne zbatim te ligjit.
Ne zbatim te ligj it 139/2015 “Per veteqeverisjen vendore “, ligj it nr.69/2012” Per sistemin arsimor parauniversitar ne Republiken e Shqiperise “, te ndryshuar, Udhezimit nr. 30, date 27.12.2011″ Per menaxhimin e Aktiveve ne njesite e sektorit publik”, i ndryshuar, kam bashkepunuar me KQZ sa me poshte vijon :”.