Goditet një tjetër rast i a.rmëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me a.rmë zjarri vihet në pranga 25 vjeçari. Sekuestrohet një a.rmë zjarri, pistoletë.
Nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve k.riminale dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kapet dhe arrestohet në flagrancë shtetasi L. M, 25 vjeç, banues në Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi Forca Posaçme “Shqiponja” kanë bërë ndalimin e tij i cili udhëtonte me motorr dhe gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet dhe ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një a.rmë zjarr, pistoletë tip TT.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.