Këshilli i Evropës ka anuluar delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. KiE anuloi delegacionin për zgjedhjet për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.
“Këshilli i Evropës ka vendosur të mos vendosë një Delegacion të Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin,”-njoftoi Këshilli i Evropës.