Zëvendës ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, thotë se SHBA-të shpresojnë 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, duke shtuar se pas zgjedhjeve do të krijohet Gjykata Kushtetuese për t’i dhënë kështu zgjidhje institucionale debateve për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve.
“Shpresojmë që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor. Shpresojmë që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Pas zgjedhjeve do të formohet Gjykata Kushtetuese dhe shpresojmë që mosmarrëveshjet për kohën e zhvillimit të zgjedhjeve të zgjidhen përmes institucioneve të vendit”, theksoi ai.