Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka thënë se kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës, do të shkarkohet sot nga detyra, pas sulmit dje në KZAZ në Bushat. “Ndërrimi i qimes nuk ndërron zakonin, që del bashkë me shpirtin. Zjarri i djeshëm, djegia e materialeve zgjedhore dhe plagosja e 3 efektivëve, është militarizmi i një partie që ka humbur edhe kauzën e saj. E neveristsme akuza e opozitës për të larë duart nga akti k.riminal i militantëve të tyre. Në mënyrë qesharake ata akuzuan policinë se paska sulmuar dhe p.lagosur veten, me urdhër të minisitrit të Brendshëm. Përpjekja e Opozitës për të larë duart, tregon qartë se në çfarë katandisje të ultë morale janë sot drejtuesit e revolucionit imagjinar. Incidenti i mbrëmshëm nuk do të cenojnë integritetin e zgjedhjeve. Ato do ët mbahen në të gjithë vendin. Për arsye të një serie të shkeljeve të rënda, të detyrës dhe ligjit, kryetari i saj s’do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm”, tha Lleshaj.