Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, dekretoi datën 13 tetor si data e zgjedhjeve Vendore, por duket se ky vendim nuk është botuar në Fletoren Zyrtare. Në vendimet e publikuara për ditën e sotme, rezulton vetëm vendimi i Presidentit në lidhje me shtetësinë, ndërsa dekreti për zgjedhjet mungon. Pavarësisht këtij dekreti, kryeministri Rama është shprehur i vendosur për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, ndërsa sot pritet të mbyllë edhe fushatën zgjedhore në Vlorë.