Vihen ne pranga dy punonjes te bashkise se Pogradecit. Policia ben me dije se shtetasit S.B, 61 vjeç dhe G.B, 59 vjeç, banues në Pogradec, (të dy me detyrë punonjës shërbimesh në Seksionin e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec) jane arrestuar me akuzen e “Pengimi i zgjedhësit, kryer në bashkëpunim”. “Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, duke mbyllur me çelës tre shkolla dhe një kopsht fëmijësh në lagjet nr 2 dhe 5 të qytetit të Pogradecit, të cilat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve janë vendosur dhe miratuar si qendra votimi, për zgjedhjet e Pushtetit Vendor të datës 30.06.2019”-njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.