Ndërsa mbeten edhe pak orë nga votimi i ditës së diel, PS Shkodër duket se po përballet me vështirësi për gjetjen e komisionerëve. Në shumë zona, nuk plotësohet numri i nevojshëm i komisionerëve në qendrat e votimit. Ndërkohë, një fenomen i ri është shfaqur në Postribë. Pasditen e djeshme, ndërsa pritej që të nisnin zyrtarisht punën, komisionerët e PS-së janë tërhequr duke krijuar një vakum të madh për procesin. Situata të ngjashme, janë krijuar në mjaft qendra në Shkodër. Ndërkohë, me një postim në faqen e saj zyrtare, ish- deputetja Izmira Ulqinaku shpreh vlerësime për komisionerët e tërhequr. “Terhiqen komisionerët e PS në NJ.A.Postribë. Mirënjohje! Edhe socialistët e ndershëm e kanë kuptuar që me diktaturë nuk vazhdohet! Me 30 Qershor nuk ka zgjedhje! Rama ik! Asnjë hap pas! #shkodrablu #ramaik #shqiperiasieuropa”, shkruan Ulqinaku në Facebook.