Ashtu siç pritej, në Shkodër ka nisur thyerja e dyerve të institucioneve në pronësi të qeverisjes vendore. Nga burime të terrenit, mësohet se dari tani janë shpërthyer qendra shendetësore dhe shkolla në territorin e qytetit të Shkodrës dhe në njësitë administrative. Aktualisht, futja pa leje në mjediset në pronësi të Bashkisë Shkodër, po konsumohet në shkollën “Pyjore”, ndërsa raportohet edhe për shkolla në Anën e Malit, Velipojë etj. Sipas personave në vendngjarje, fillimisht janë persona civilë ata që këpusin zinxhirët e dyerve të jashtme në oborret e institucioneve, më pas në dyert e godinave, thyhen xhamat apo dëmtohen bravat. Në disa raste, raportohet se bashkë me personat civilë, ka patur edhe punonjës të Policisë së Shtetit.